15:08 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbledhje e dyshimtë e AMA-s, tenton të japë licensën pa njoftuar operatorët

22:15 | 19/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhje e dyshimtë e AMA-s, tenton të japë licensën pa njoftuar operatorët

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme, Autoriteti i Medias Audiovizive AMA, ka tentuar t’i japë licencën kombëtare private të transmetimit audioviziv shoqërisë “ADTN” me administrator Dritan Shakohoxhën.

Sipas raportimeve, votimi ka përfunduar me rezultatin 4 me 3. Duke qenë se votimi për dhënien e frekuencave kërkon të paktën 5 vota pro, sipas televizionit Vizion Plus kjo tentativë ka rezultuar një dështim.

Kjo mbledhje pason atë të datës 29 dhjetor 2016, kur AMA vendosi mosdhënien e frekuencës për shoqërinë “ADTN” dhe gjithashtu skualifikoi tre subjekteve të tjera aplikuese.

Por televizioni “Ora News” e ka çuar në Prokurori këtë vendim të AMA-s.

Pavarësisht kësaj, ky autoritet është mbledhur sërish për të ndarë licencën e mbetur. Sipas “Vizion Plus-it” kjo po bëhet në mënyrë ilegale.

AMA i ka anashkaluar afatet ligjore te ankimimit nga subjektet që kontestuan vendimet e 29 dhjetorit, por pavarësisht kësaj AMA vendosi ta bënte këtë mbledhje. Megjithatë autoriteti audioviziv i ka njoftuar palët e interesuara lidhur më këtë mbledhje, por jo për diskutimin e dhënies së licensës për “ADTN”.

Mbledhja e ardhshme e AMA-s do të mbahet më 27 janar. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: amafrekuencalicensa
Pas

Koalicioni PS-LSI? Ngjela: I pamundur, PDIU i hoqi forcën politike Metës

Para

Komisionet hetimore parlamentare, taksapaguesit shqiptarë kanë humbur 11.6 milionë lekë

Para
Komisionet hetimore parlamentare, taksapaguesit shqiptarë kanë humbur 11.6 milionë lekë

Komisionet hetimore parlamentare, taksapaguesit shqiptarë kanë humbur 11.6 milionë lekë

Discussion about this post

 



Të Fundit

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein

Sherri mes turistëve italianë në Sarandë, dy grupet përleshen dhunshëm në mes të kalimtarëve

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 48 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 54-vjeçari

Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht 2 persona

Real përgatit ofertën e “çmendur”, 115 mln euro për Rodrin, për City-n mesfushori spanjoll është i pashitshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.