22:13 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mbledhje e përbashkët qeverish në Shkodër”, Rama e Kurti flasin për bashkëpunimin: S’ka minishengen shqiptar, pa atë ballkanik!

11:13 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mbledhje e përbashkët qeverish në Shkodër”, Rama e Kurti flasin për bashkëpunimin: S’ka minishengen shqiptar, pa atë ballkanik!

Kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë dhënë një deklaratë për mediat pas takimit që kanë pasur mes tyre, ditën e sotme në Tiranë. Në fjalën e tij , Rama tha se me Kurtin kanë pasur diskutime të hapura, për shumë prej temave, dhe kanë rënë dakord që të zhvillojnë mbledhjen e radhës mes dy qeverive në Shkodër.

Rama tha se do të ketë një komision ndërshtetëror për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve mes dy vendeve, ndërkohë që një nga pikat në të cilën u vendos theksi ishte liria e plotë e njerëzve.

“Më vjen mirë që kemi pasur një komunikim të hapur, të rëndësishëm, intensiv për ku jemi dhe ku duam t’i cojme marrëdhëniet tona. Kemi rënë dakord që të fillojmë menjëherë përgatitjet për mbledhjet e 2 qeverive e cila do të mbahet në Shkodër.

Do të vendosim një komision ndërshtetëror për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të evidentuar problematikat. Kemi diskutuar edhe për procesin e Berlinit, vazhdojmë të flasim për të harrmonizuar hapat për të implementuar 4 liritë në vendet tona.

Nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të njerëve dhe të mallrave, nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj të ardhmes dhe ndaj njerëzve tanë. Të gatshëm që të heqim kufirin mes dy shteteve tona.

Jemi 100 % në mbështetje të Kosovës, në procesin e njohjes së plotë të shtetit të Kosovës”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Ndërkohë që Kurti tha se Shqipëria duhet që të ishte shteti i parë që vizitonte si kryeministër, ndërsa shtoi se Kosova nuk do tia dilte në luftë, nëse nuk do të kishte pasur mbështetjen e Shqipërisë.

“I gëzuar që ndodhem sot në Tiranë, edhe 1 orë bëhet një javë që jam në detyrë si kryeministër i Kosovës. Shteti i parë që duhet të vizitoja jashtë Kosovës, patjetër që është Shqipëria.

Të kemi një fillim bashkëpunim mes dy vendeve, Kosova dhe Shqipëria janë prioritet të njera tjetrës.  Duam që ta shtojmë bashkëpunimin, duke e thelluar dhe zgjeruar atë. Kosova nuk do ja dilte me sukses në luftë dhe as në paqe pa Shqipërinë. Ne duam aq të ecim bashkë, të bashkëpunojmë në fushën ekonomike, të sigurisë dhe të politikës se jashtme”, u shpreh Kurti.

Dy kryeministrat floën dhe për temën e Minishengenit, për të cilën Kurti tha se ishte diskutuar shkurtimisht, pa dashur të hyjnë në detaje.

“Kjo ishte një temë që u diskutua pak në takimin tonë, pasi sot më shumë folëm për makroshengenin shqiptar, sesa mbi mini-shengenin ballkanik”, tha Kurti, ku nuk vonoi as përgjigja e Ramës, ku në ajër u dallua dhe tensioni.

“S’ka mini shengen shqiptar, nëse nuk ka mini shengen ballkanik. Është e vërtetë që kemi nevojë për një shpejtësi të re, Albini është i ri në detyrë. Besojme se Komisioni ndërshtetëror do ti japi mundësi të dy qeverive për të parë marreveshjet ekzituese”, tha më tej Rama në fjalën e tij.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: kurti ramarama kurti mbledhje qeverish
Pas

EMRA+FOTO/ Të dënuar me burg përjetë, kush janë tre vrasësit e shpallur në kërkim

Para

Ekspertiza e klasifikon si plagosje të lehtë/ 64-vjeçarja humb jetën nga aksidenti, i riu që po ecte me shpejtësi lihet i lirë nga Gjykata

Para
Ekspertiza e klasifikon si plagosje të lehtë/ 64-vjeçarja humb jetën nga aksidenti, i riu që po ecte me shpejtësi lihet i lirë nga Gjykata

Ekspertiza e klasifikon si plagosje të lehtë/ 64-vjeçarja humb jetën nga aksidenti, i riu që po ecte me shpejtësi lihet i lirë nga Gjykata

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.