03:39 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbledhje partie brenda Kuvendit, ZBULOHET vendimi flagrant i Edi Ramës. A po zëvendëson Kuvendin?!

14:26 | 08/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhje partie brenda Kuvendit, ZBULOHET vendimi flagrant i Edi Ramës. A po zëvendëson Kuvendin?!

Pasi shfrytëzoi për ditë të tëra sallat e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të bërë mbledhje që normalisht duhet t’i kishte bërë me deputetët e tij në selinë e Partisë Socialiste, nuk do të ndalojë me kaq.

Edi Rama, vetëm 2 ditë më parë ka krijuar një agjenci të re, të cilën e quan ”Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, ku bie në sy funksioni që do ketë.

Sipas Ramës, me vendimin e Kryeministrisë më datë 6 nëntor, agjencia do të sigurojë komunikimin mes tij dhe popullit.

Çfarë fshihet pas saj?

Kryeministri jo vetëm de facto zëvendëson tërë aparatin shtetëror, duke zhvlerësuar rolin e ministrive por shkon edhe më tej: duke luajtur me rolin e Kuvendit,  i cili ka një funksion krejtësisht të pavarur nga ekzekutivi.  A po zëvendëson Kuvendin?! (V.G/FAXWEB)

PJESË NGA VENDIMI MË I FUNDIT I RAMËS:

V E N D I M PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR DIALOG DHE BASHKËQEVERISJE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, si një institucion juridik, publik, në varësi të Kryeministrit. Agjencia ka selinë në Tiranë dhe ka vulën e stemën e saj.
  2. Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje ka si mision ofrimin direkt të shërbimeve publike, për të garantuar bashkëqeverisje e gjithëpërfshirje në politikëbërje dhe vendimmarrje, nëpërmjet ndërveprimit në platformën elektronike “Me ty, për Shqipërinë që duam” të qytetarëve, organizatave jofitimprurëse e sipërmarrjes private me administratën shtetërore dhe institucionet qeverisëse, si dhe mbështetjen e projekteve e të programeve për një shoqëri të hapur dhe për institucione më pranë qytetarëve, shoqërisë civile, rinisë dhe aktorëve të tjerë, në fusha të ndryshme si inovacioni, krijimtaria, transparenca, arsimi, rinia, shkenca, arti, kultura, grupet vulnerabël.
  3. Agjencia, për të realizuar misionin e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, kryen funksione administrative dhe detyrat e mëposhtme:

 

  1. a) Siguron përgjegjshmërinë e institucioneve të administratës publike gjatë ndërveprimit me qytetarët, në platformën elektronike “Me ty, për Shqipërinë që duam”, duke garantuar që në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë, për të gjitha mesazhet, nismat, ankesat apo kërkesat e dërguara, qytetarët të marrin një trajtim e përgjigje në cilësinë dhe kohën e duhur;
  2. b) Trajton, në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë, nismat me interes publik, të ardhura nga qytetarët, apo iniciativa të tilla nga organizatat jofitimprurëse dhe/ose sipërmarrja, të cilat kërkojnë mbështetje
  3. c) Trajton, në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë, propozimet dhe idetë për projekte e reforma të qeverisë;

ç) Trajton dhe organizon kërkesat për interpelancë drejtuar Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit, ministrave specifikë apo një grupi prej tyre;

  1. d) Trajton dhe analizon vlerësimet e qytetarëve për cilësinë e shërbimit të ofruar nga administrata publike;
  2. dh) Trajton e koordinon, në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet e varësisë, iniciativat e qytetarëve në fushën e arsimit, lidhur me projekte në dobi të shkollave publike;
  3. e) Trajton e koordinon, në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet e varësisë, denoncimet për sjelljet abuzive apo korruptive, të ardhura nga qytetarët dhe sipërmarrja;

ë) Bashkëpunon me ministritë e linjës, institucionet e varësisë, shoqërinë civile, institucionet ndërkombëtare, në mbështetjen dhe promovimin e projekteve, aktiviteteve, nismave, bashkëpunimeve për një shoqëri të institucioneve të hapura dhe të dialogut të gjerë;

  1. f) Bashkëpunon me ministritë e linjës, institucionet e varësisë, shoqërinë civile, institucionet ndërkombëtare të shkencës, arsimit, artit, kulturës, në mbështetje dhe për promovimin e një imazhi të ri për vendin tonë e rajonin, si simbole të bashkëjetesës paqësore dhe udhërrëfyes në ndërtimin e saj;
  2. g) Zbaton e kontribuon në strategjitë dhe politikat e qeverisë në mbështetje të studiuesve, artistëve, rinisë, qendrave të ekselencës, të hulumtimit dhe komunikimit;
  3. gj) Zbaton strategjitë qeveritare për krijimin e mjeteve dhe kontribuon për mbështetjen e nismave inovative të dialogut, bashkëpunimit e të bashkëjetesës në rajonin tonë;
  4. h) Zhvillon bashkëpunime dypalëshe dhe shumëpalëshe me sektorin publik e privat, vendas dhe të huaj, në shërbim të misionit të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi;
  5. i) Kontribuon në krijimin e kushteve për bashkëpunimin e intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve dhe akademikëve, ekspertëve të shquar ndërkombëtarë, personaliteteve në fusha të ndryshme;
  6. j) Kontribuon në zhvillimin e politikave, të legjislacionit, strategjive për inovacionin, krijimtarinë, transparencën, arsimin, rininë, shkencën, artin, kulturën, grupet vulnerable, për institucione më pranë qytetarëve dhe shoqërisë civile;
  7. k) Propozon e inicion nisma dhe menaxhon qendra në përmbushje të misionit të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, brenda dhe jashtë vendit, mbështetur në legjislacionin shqiptar ose në bazë të marrëveshjeve dy-a shumëpalëshe;
  8. l) Realizon dhe financon projekte inovative të studentëve, studiuesve, artistëve, kuratorëve, gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, për sigurimin e mjeteve e të mundësive për ndikimin e politikave publike dhe krijimin e një dialogu të gjerë, që siguron institucione të hapura, transparente e më pranë qytetarëve.
  9. Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje është institucion buxhetor dhe financohet nga:
  10. a) buxheti i shtetit;
  11. b) burime të tjera të ligjshme.
  12. Organet e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje janë:
  13. a) Drejtori i Përgjithshëm (organ drejtues);
  14. b) Bordi Këshillimor.
  15. Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje drejtohet dhe përfaqësohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e agjencisë.
  16. Drejtori i Përgjithshëm emërohet, shkarkohet dhe lirohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit.
  17. Bordi Këshillimor është organ kolegjial këshillimor, që drejtohet me rotacion 6-mujor nga anëtarët e tij.
  18. Bordi Këshillimor miratohet me urdhër të Kryeministrit dhe përbëhet nga 15 anëtarë, shqiptarë e të huaj, të njohur për veprimtari në lidhje me misionin dhe fushat e veprimit të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.
  19. Bordi Këshillimor ka në përbërje të tij:

– anëtarë/drejtues të organizatave shqiptare të shoqërisë civile;

–  pjesëtarë të trupit diplomatik, të akredituar në Shqipëri;

– anëtarë/drejtues të dhomave/unioneve të tregtisë shqiptare dhe të huaja;

– ekspertë, akademikë, profesorë të universiteteve prestigjioze, shqiptare dhe të huaja;

– përfaqësues të institucioneve të ngjashme, publike ose private, të vendeve të tjera;

– ekspertë të njohur, të huaj dhe vendas, me kontribut ose potencial për kontribut në misionin e agjencisë.

  1. Bordi Këshillimor ka këto funksione:
  2. a) Propozon ndryshime në kalendarin e aktiviteteve të agjencisë dhe miraton raportin e veprimtarisë, i cili i dërgohet Kryeministrit dhe bëhet publik;
  3. b) Propozon aktivitete, programe, projekte për agjencinë;
  4. c) Sugjeron ndryshime në programet, financimet dhe projektet, në të cilat përfshihet agjencia;

ç) Ka të drejtë të japë vlerësime për të gjitha llojet e kontratave, në të cilat përfshihet agjencia.

  1. d) Ka të drejtë të japë sugjerime për përfaqësimin e agjencisë pranë palëve të treta;
  2. dh) I sugjeron agjencisë angazhime në marrëdhënie dypalëshe e shumëpalëshe me palë të treta, brenda dhe jashtë vendit.
  3. Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje mbështetet, për çështjet e përmbajtjes e të vlerësimit të programeve e projekteve, në ekspertizën e anëtarëve të Bordit Këshillimor ose në ekspertizën e komisioneve të programeve e të projekteve që propozohen nga drejtori i Përgjithshëm, në konsulencë me bordin dhe në përputhje me rregulloren e funksionimit të kësaj agjencie.
  4. Struktura dhe organika e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas legjislacionit në fuqi.
  5. Funksionimi i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje rregullohet në përputhje me rregulloren e funksionimit të kësaj agjencie, e cila përgatitet nga drejtori i Përgjithshëm, në bashkëpunim me bordin, dhe miratohet me urdhër të Kryeministrit.

15.Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të agjencisë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.

  1. Buxheti për vitin 2017, projektet në zbatim, dokumentacioni dhe pajisjet e Agjencisë së Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog (AMQDH), krijuar me vendimin nr.814, datë 7.10.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog (AMQHD)”, i transferohen Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.
  2. Nëpunësit ekzistues të strukturës aktuale të Agjencisë së Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog (AMQHD), transferohen pranë Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.
  3. Vendimi nr.814, datë 7.10.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog (AMQHD)”, shfuqizohet.
  4. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

Etiketa: agjencia per dialog dhe bashkeqeverisjeedi ramagramoz ruci
Pas

INSTAT: 80% e rritjes së çmimeve në tetor erdhi nga shtrenjtimi i ushqimeve

Para

Çako takim me përfaqësuesit e FBI-së: Eksperienca juaj do të shërbejë për të goditur krimin

Para
Çako takim me përfaqësuesit e FBI-së: Eksperienca juaj do të shërbejë për të goditur krimin

Çako takim me përfaqësuesit e FBI-së: Eksperienca juaj do të shërbejë për të goditur krimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.