03:16 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Mblidhen të dhënat për adresat, refuzimi gjobitet

22:38 | 15/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0

Në çdo shtëpi janë duke trokitur grupe të rinjsh të cilët intervistojnë familjarët dhe në bazë të disa  dokumentave bëjnë regjistrimin dhe i njohin ata me adresat e reja.

Ka nga ato familje të cilat kanë plotësuar formularët e shpërndarë më parë dhe nuk humbin kohë me grupet e intervistimit, thjesht e dorëzojnë atë.

Shpesh ka raste ku qytetarët refuzojnë të plotësojnë formularët apo të intervistohen, apo të tjerë të cilët nuk gjen në shtepi edhe pasi grupet e intervistimit kanë shkuar tre herë në kohë të ndryshme. 

“Nëse pas herës së tretë, dera vazhdon të qëndrojë mbyllur dhe të mos përgjigjet njeri, apo edhe në rast refuzimi, grupet e intervistimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të kontaktojnë strukturat e policimit në komunitet për të bërë të mundur identifikimin e dyerve që nuk hapen, ashtu sikundër për të zbatuar ligjin dhe për të detyruar personat që refuzojnë, pasi është detyrim ligjor deklarimi i adresës”, thotë drejtori i Gjendjec Civile në Ministrinë e Brendshme, Bledar Doracaj.

Por pasi qytetarët kanë mësuar adresën e re duhet të shkojnë ta deklarojnë atë pranë zyrave të gjendjes civile në njësinë administrative ku banojnë. 

“Familjarë, apo jofamiljarë, studentë apo jostudentë, qiramarrës apo pronarë të një banesë në Tiranë, apo në rrethe të tjera, brenda datës 28 korrik janë të lutur t’u drejtohen zyrave të gjendjes civile, me një dokument, certifikatë pronësie të banesës, kontratë qiraje, dokument apo vërtetim që është në proces legalizimi nga ALUIZNI, apo një kontratë sipërmarrje për të bërë transferimin në gjendjen civile nga adresat virtuale që kanë në adresën reale që banojnë”, thotë Doracaj. 

Në rast të kundërt, pas datës 28 korrik ata të cilët nuk kanë deklaruar adresën e re ndëshkohen me gjobë deri në 10 mijë lekë. Sipas Doracajt, ndryshimi i adresës nuk shkakton probleme në hipotekë pasi të dhënat azhornohen ndërmjet institucioneve./ Top Channel 

Etiketa: adresatBledar doracaj
Pas

Murati-Shalsit: Takoni Lulzim Bashën jo Vuçiçin që kërcënon Kosovën

Para

“Rroga minimale, orare të tejzgjatura dhe të mitur”, si shfrytëzohen punëtorët në biznesin fason

Para
“Rroga minimale, orare të tejzgjatura dhe të mitur”, si shfrytëzohen punëtorët në biznesin fason

“Rroga minimale, orare të tejzgjatura dhe të mitur”, si shfrytëzohen punëtorët në biznesin fason

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.