Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur me urgjencë paraditen e sotme grupin parlamentar demokrat.
Në mbledhjen e nisur pak më parë, mësohet se kryedemokrati Basha ka vënë theksin mbi rrezikun që cenon zgjedhjet e 18 qershorit, garantimi i të cilave kërcënohet nga mazhoranca dhe manipulimet e saj.
Sikundër bëri me dije mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha ka përsëritur vendimin e PD-së për të nisur protestat me qëllim mbajtjen lart të frymës së revoltës.
“Nisim protestat më 18 shkurt. Na duhet të mbajmë lart frymën e revoltës. Zgjedhjet janë në rrezik. Mazhoranca po tenton t’i manipulojë.”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Basha.
Një ditë më parë, ai ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen manifestimit kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. (XH.A/SHUPLAKA)