Është mbledhur Grupi Parlamentar i PD-së dhe po diskutohet për seancën e sotme plenare. Është zbardhur mbledhja e se çfarë kanë diskutuar demokratët në këtë mbledhje, përsa iu përket qëndrimit të tyre në parlament.
“Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm s’ka kompetenca të shkarkojë. Gjithashtu po mbyllet e çështja Xibraka. Shumica po kap drejtësinë. Është shkelur rregullorja, u fallsifikuan votat. Gramoz Ruçi të largohet nga drejtimi i Kuvendit. “, këto kanë disktuar në mbledhje demokratët sot.. Sot do të mblidhet seanca e parë plenare për vitin 2018 në orën 17:00. Kjo mbledhje është përqëndruar vetëm te çështja e drejtësisë.
NJOFTIMI:
Në punimet të ditë së hënë në rend të ditës janë këto pika:
Hapja e Sesionit të II – të të Legjislaturës së IX –të të Kuvendit të Shqipërisë.
Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt 2018. (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018. (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (neni 103, pika 1 e Rregullores)
Por sipas parashikimve edhe opozita do të marrë pjesë dhe duket që do të ketë debat sërish në ldhje me reformen në drejtësi dhe me situaten aktuale te qeverisjes. (J.V/Faxweb)