Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka dalë në një deklaratë për medien, pas mbledhjes së këshillit mbikëqyrës së BSH, ku ka raportuar për situatën ekonomiko-financiare të vendit.
Ai gjatë raportimit të tij, u shpreh se ka pasur një rritje të aktiviteteve ekonomike, ndërsa shtoi se për të ardhmen ka premisa pozitive, pasi trajektorja është po zitive për ekonomisë vendase.
Sipas Sejkos, në 3 mujorin e dytë të këtij viti ka pasur një rritje ekonomike prej 4.3%, ndërsa shtoi se kjo rritje është mbështetur nga rritja e konsumit, dhe rritja e eksporteve.
Guvernatori u shpreh se ka pasur një rritje të inflacionit i cili në muajin gusht ka arritur në nivelin 2.3%. Ai u shpreh se inflacioni do të kthehet në kushte normale Brenda vitit 2020.
Teksa u ndal tek situata kreditore, Sejko u shpreh se në muajin gusht kredia në lekë është rritur me 6%, ndërsa shtoi se ka financim të ulët bankar për bizneset. Sipas tij, ka rënë niveli i kredive të këqija me 12.9%. Sipas tij norma e interesit do të vijojë e pandryshuar me 1%.
Sejko u shpreh se në tremujorin e dytë papunësia ishte në nivelin 12.4%.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post