Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor ‘Tims’. Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit kërkon dëshmi me dyer të mbyllura.
‘Mbrojtja e të drejtave të mia për respejtimin e jetës private, për garnatimin e sigurisë time fizike, si dhe për shkak të informacioneve të klasifikuara.’- ka deklaruar ai.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Ervin Salianji kërkoi që të ishte më dyer të hapura.
‘Duhet ta marrim në konsideratë edhe pse unë mendoj se të gjitha dëshmitë duhet të jenë më dyer të hapura. Sepse nuk ka ndonjë sekret shtetëror. Pretendimi është që nuk ka dalë asnjëherë në publik.’- tha Salianji.
Komisioni Hetimor i TIMS miratoi edhe listën e dëshmitarëve që do të thirren në seancën e radhës që do të mbahet në 26 qershor në orën 11;00.
Vlora Hyseni, Shefja e Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH)
Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,
Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale
Sajmir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin
Discussion about this post