Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur online këtë të mërkurë, ku po mbahet seanca dëgjimore me partitë politike.
Gjithsej, nëntë parti kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në dëgjesën online dhe për të shprehur qëndrimet e tyre.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi propozoi një sistem proporcional për reformën zgjedhore, ndërsa u shpreh pro hapjes së listave deri në fund.
Gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Reformës Zgjedhore, Shehi tha se është pro votimit dhe numërimit elektronik.
“ Jam për zgjerimin e zonave. Do të isha i lumtur nëse do të bëhej një sistem proporcional. Jam pro listave që të hapen deri në fund. Një listë e hapur predisponohet që ka brenda dhe proporcionalin. Një tjetër pikë që kemi kërkuar, është që votimi të bëhet elektronik. Këtu ka dyshime për votimet elektronike, por besoj se me komisionerë na kanë ndodhur probleme,”- u shpreh ai.