Pak para nisjes së seancës së Kuvendit ku do të diskutohet mbi ligjet e vettingut, është mbledhur Konferenca e Kryetarëve.
Mësohet se Konferenca do të diskutojë mbi propozimet e partive për Komisionin e Vetingut.
Emrat e propozuar nga PS për komisionin e Vettingut janë Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, ndërsa nga LSI është Luan Rama si dhe nga PDIU, Shpëtim Idrizi.
Në Kuvend do të diskutohet për ngritjen e komisionit ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Rendi i ditës i seancës parashikon votimin e dy pr/vendimeve: “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe të pr/vendimit “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit”. (M.D/ Shuplaka)