Barcelona fitoi mbrëmjen e djeshme me Real Betis-in me rezultatin 5-2. Drejtuesit e klubit katalanas e kanë ende mendjen në merkato dhe po shohin mundësinë e afrimit në Camp Nou të Neymarit.
Kampionët e Spanjës janë momentalisht një hap pas Real Madrid-it në luftën për afrimin e brazilianit në Spanjë dhe kjo djeg shumë te Barcelona.
Senati i klubit do të mblidhet dhe do të vendosë përfundimisht nëse duan të sakrifikojnë për të arritur te futbollisti, apo do të dorëzohen. Braziliani nuk është çështja e vetme që do të flitet, pasi e ardhmja e Rakiticit dhe Rafinhas do të vendoset njëherë e mirë.