Kombëtar i Ndërtimit, ku i pari ka folur kryeministri Rama i cili është shprehur se në ditët e ardhshme do të nisë procesi për hapjen e garës ndërkombëtare për të gjitha kompanitë që do të marrin përsipër ndërtimin e banesave individuale. Gjithashtu ai sërish u ka kërkuar qytetarëve të prekur të kenë durim pasi çdo proces i rindërtimit kërkon kohën e tij.
“Jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procesin e garës së hapur ndërkombëtare për të ftuar kompanitë që do ofrojnë suport për shtëpitë individuale dhe kemi edhe të gjithë të dhënat lidhur me institucionet e shërbimit arsimor e shëndetësor si dhe hyrjen në fazën e projektimit për të bërë të mundur që në një kohë shumë shpejt të fillojmë edhe me këto procedurën e garave që të nisë rindërtimi.
Krahasuar me proceset normale të analizës, planifikimit e projektimit, kemi ecur shumë shpejt por nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që njerëzit kanë çdo orë pyetjen se kur do kthehen në shtëpi e për këtë dua të kërkoj me shumë përulësi durimin e tyre se ne duam të bëjmë një rindërtim ku gjithçka të jetë sipas standardeve dhe kushteve optimale për ato kategori ndërtesash që janë pjesë e procesit dhe ku në fund gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë se ajo që kishte”.
Gjithashtu ai u ka kërkuar qytetarëve të mos bien pre e dezinformimit pasi ka përpjekje për të njollosur procesin, madje dhe miqtë që janë ofruar të ndihmojnë.
“Çdo qindarkë e publikut qoftë përmes buxhetit, donacioneve, në drejtim të qeverisë, organizatave të përfshira në këtë proces është në pritje të ekzekutimit të projekteve, kjo kërkon edhe pak kohë se projektet duan kohën e tyre”, ka ritheksuar kryeministri Rama.
Discussion about this post