Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, do të mblidhet sërish. Mbledhja është parashikuar që të mbahet me datën ditën e hënë me datë 13 korrik. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 14:00.
Në këtë mbledhje komisioni do të administrojë opinionin e Komisionit të Venecias dhe provat e tjera të vëna në dispozicion për çështjen në fjalë.
Kujtojmë se shkarkimi i Metës nisi pasi ky i fundit zhdekretoi datën e zgjedhjeve.