Sot, socialistët po mbledhin Asamblenë e Partisë në Tiranë, ku zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe riorganizimi i strukturave partiake janë në qendër të vëmendjes.
Kryesocialisti Edi Rama kishte paralajmëruar riorganizimin që në dhjetor të vitit 2023, me synimin që të jetë gati për vitin zgjedhor.
Rreth 400 anëtarë të asamblesës, përfshirë Ramën, ministrat dhe deputetët, do të mblidhen në një restorant në periferi të Tiranës në orën 10:30.
Pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme për anëtarët e Asamblesë dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara. Fokusi do të jetë raportimi i detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor, ku kryeministri Rama njoftoi për strukturat e reja që do të ketë Partia Socialiste në pranverën e vitit 2024.