17:57 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Mblidhja koshave të plehrave’, Eleni Foureira tregon vështirësitë e kohës kur iku në Greqi

08:40 | 14/05/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Mblidhja koshave të plehrave’, Eleni Foureira tregon vështirësitë e kohës kur iku në Greqi

Eleni Foureira ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi jo vetëm për pjesëmarrjen e saj në Eurovision, por edhe për origjinën e saj shqiptare, për të cilën shpesh e kanë paragjykuar.

Në një intervistë 31-vjeçarja ka treguar vështirësitë që ka kaluar kur bashkë me familjen emigruan në Greqi ku ndër të tjera është detyruar të mbledhë edhe tek koshat e plehrave.

“Kam lindur në Fier, të Shqipërisë, në një fshat të vogël afër Patosit. Kur isha 4-5 vjeç, familja u zhvendos në Vlorë dhe, 7-8 vjeç, erdhëm në Greqi. Përpara se të zhvendoseshim në Vlorë, ishim të varfër, jetonim me ato që kishim; një mama me katër fëmijë!

Unë isha një vajzë e vogël që nuk kisha parë kurrë ashensor… Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri më kujtohet se si na binin plumbat brenda. Isha vetëm më nënën…dhe plumbat futeshin nga dritarja…kishim frikë se mos na vidhnin.

Më kujtohet, një ditë përpara se të niseshim, kur mamaja erdhi e më tha: do ikim në vendin e gjyshit (sepse babai i mamasë është me origjinë greke).

Është një vend i mahnitshëm etj., pra na bëri të ndiheshim shumë mirë. Kur mbërritëm në Athinë hapa sytë dhe pashë shumë drita dhe i thashë mamasë: mami, a mbërritën në vendin magjik? Mamaja na dërgoi në shkollë, menjëherë. Por ishte shumë e vështirë për mua sepse nuk dija fare greqisht.

Qëndroja në bankën e fundit me vëllain, por nuk kuptonim gjë. Nuk na fliste askush dhe nuk flisnim me askënd. Kështu, prindërit vendosën të na flisnin greqisht, pra të mësonin në shtëpi, sepse ishte shumë e vështirë të shkonim në shkollë, kështu e humbëm një vit.

Mësuam greqisht në shtëpi dhe nuk folëm shqip, përndryshe nuk do të mësonin shpejt. Brenda vitit mësova të flas  rrjedhshëm. Pastaj vajta në shkollë dhe fola greqisht. E harrova shqipen, pasi nuk m’u desh. Jam pagëzuar në Shqipëri, sepse jemi të krishterë ortodoksë. Emri i lindjes është Entela. E mora nënshtetësinë greke menjëherë për shkak të gjyshit.

Në fillim, ishte e vështirë, kur u thoja që jam nga Shqipëria. Nuk isha e preferuar në shkollë. Një herë mbaj mend që punova fshehurazi prindërve, së bashku me motrën e madhe, duke shpërndarë fletë-palosje, sepse doja të kisha këpucë, jo të grisura, dhe e dija që ata nuk kishin para e nuk u kërkoja, isha 13 vjeç atëhere.

Kemi vuajtur, shumë herë, kemi marrë edhe gjëra nga koshat e plehrave, mobilje të përdorura etj”, ka rrëfyer Eleni.

“Ndihem krenare për veten time, ndihem krenare që jam nga Shqipëria dhe që kam lindur në Shqipëri. Gëzohem që Shqipëria po zhvillohet, sepse është një vend që ka kaluar vështirësi dhe mund t’i ofrojë shumë botës. Është turp për njerëzit që thonë se nuk duhet të shkoj në Eurovizion sepse jam nga Shqipëria! Përse?”, është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare që arriti të renditej e dyta në Eurovision.

 

Pas

Punë ka, por s’ka profesionistë?! Dyndje në shtet, sa aplikuan për një pozicion pune

Para

1 vit para zgjedhjeve, ia behin sondazhet: Kë nxjerr fitues Eduard Zaloshnja (Rezultatet)

Para
ANALIZA/Parlamenti si Asamble PS-je dhe tallja me servirjen e programit. A e ka ndarë mendjen Basha?!

1 vit para zgjedhjeve, ia behin sondazhet: Kë nxjerr fitues Eduard Zaloshnja (Rezultatet)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.