Kryetari i opozitës Lulzim Basha, në çeljen e fushatës për Partinë Demokratike, ka folur për vendimin e vështirë që ka marrur, lidhur me listat e PD-së. Por gjithashtu ka nisur edhe me një urim për besimtarët myslimanë, për Ramazanin.
“Çfarë entuziazmi tek e nesërmja që themeluam këtë shesh, më lejoni ta nis me një urim për besimtarët mysliman në këtë muaj agjërimi e të pranuar agjërim të lehtë për besimtarët mysliman. Ky është një muaj shprese.
Mbrëmë unë dorëzova listën në komisionin qëndror të zgjedhjeve, kam marrë vendime të vështira. Këtu në këtë shesh thamë se ndryshimi duhet të fillojë nga vetja, duke sjellë njerëz të vlerave nga jugu në veri sepse para të gjithave repuplika e re është Repuplika e vlerave”, tha Basha.
Discussion about this post