Dita e shtunë në mbrëmje është cilësuar si dita me më shumë audiencë përsa i përket televizoneve. Kryesisht nëpër televizone gjatë kësaj mbrëmje organizohen edhe spektake apo edhe show që tërheqin shumë audiencë. E sigurisht që konkurrenca është e fortë midis televizoneve me produktet e tyre.
Për “RevistaWho.com” konfirmohet se mbrëmja e së shtunës në Top Channel i është besuar moderatores Luana Vjollcës . Mësohet nga burime brenda këtij televizoni se po punohet për një “show” të ri që do të drejtohet nga Luana. Ende nuk dihet se si do të jetë formati që do të prezantojë bukuroshja.
Deri në muajin qershor Luana ishte duke drejetuar emisionin “Pa limit”. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post