00:27 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbrëmja Gala e “Digitalb”, nga Sinan Hoxha tek Lori Hoxha, ja batutat e vipave

11:38 | 20/12/2016
në Aktualitet, ShowBiz, Sport
0
Mbrëmja Gala e “Digitalb”, nga Sinan Hoxha tek Lori Hoxha, ja batutat e vipave

Stafi i “Top Channel” dhe i “Digitalb” së bashku me “SuperSport” festuan dje mbrëmjen e fundvitit, ku ishim të pranishëm shumë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe personazhe të tjerë të ekranit dhe botës së sportit.

Alban Skënderaj, Eneda Tarifa, Eugent Bushpepaj, Renis Gjoka, Sinan Hoxha ishin të ftuar speciale ku kënduan disa prej këngëve të tyre më të njohura për publikun shqiptar. Pjesë e kësaj festë ishin dhe disa prej lojtarëve të Kombëtares Shqiptare si, Bekim Balaj, Jahmir Hyka, Odise Roshi, Armando Sadiku dhe  ish-futbollisti i Skënderbeut Blendi Shkëmbi. Grupit ju bashkangjit më pas edhe trajneri i kuqezinjëve, Xhani de Biazi së bashku me të tjerë personazhe të njohura të futbollit shqiptar. 

Balaj, Roshi, Hyka dhe Sadiku ishin në miqësinë e dy gazetareve bukuroshe të “Super Sport” Ilda Bejleri dhe Vilma Masha dhe gazetarin Alban Xhihani.

Batutat

Pronarja e “Digitalb”, Viollca Hoxha hapi mbrëmjen me fjalimin saj, duke treguar ecurinë e suksesit të medias që drejton, mirëpo menjëherë pas zonjës Hoxha, në skenë u ftuar drejtori i “Top Medias” Alban Jaho, i cili thjesht uroi për festat e fundvitit. Ndërsa sapo mori mikrofonin tha: “ Unë nuk kam çfarë të them tani, sepse Viollca lexoi fjalimin tim”. Ndërsa në sallë shpërthyen të qeshurat me batutën e zotit Jaho.

Një ndër momentet më të këndshme ishte dalja e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj në skenë, i ftuar nga Dritan Shakohoxha dhe moderatorja simpatike e mbrëmjes Elona Duro.

Balaj nuk nguroi të ngjitej dhe të pranonte sfidën për të kënduar me Eneda Tarifën. Futbollisti shkodran zgjodhi të këndojë live këngën e njohur tashmë që ai e këndon pothuajse në çdo festë “M’ka shku menja me u fejue”. Përpara se të nisin të këndojnë Eneda thotë se nuk di ti bie asnjë vegle muzikore kështu që do të improvizojmë dhe pyet Balajn nëse ai din. Ky  i fundit i përgjigjet: “As unë, por i bien mikrofonit të dy”. Përgjigje që shkakton të qeshura tek të ftuarit ndërsa Eneda i thotë : “Unë i bie mirë” dhe Bekimi e mbyll me “Unë do të përpiqem”.

Lori Hoxha prezanton Sinan Hoxhën

Një tjetër moment interesant ishte prezantimi i Sinan Hoxhës nga trashigimtarja e “Top Channel” Lori Hoxha.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të prezantoja Sinan Hoxhën”- thotë Lori. Menjëherë sapo ngjitet Sinani në skenë merr mikrofonin dhe përpara se të nisë të këndojë, ndez njëherë sallën me disa batuta interesante që shkaktuan të qeshura tek të ftuarit.

“Publik më me tëngarllik se ju nuk kisha parë ndonjëherë. Secili në hesap të vet, të vesh e të pispillos. Po ju ç’keni, se mirë Lori Hoxhës i shkon tëngarlliku se ka pare”.

Këngëtari më i suksesshëm i muzikës shqiptare të lehtë dhe popullore dhuroi një atmofserë të mrekullueshme me kënget e tij, ndërsa të gjithë të pranishmit kënduan, kërcyen dhe hodhën valle nën ritmin e muzikës së tij. /A.L. Shuplaka/

Etiketa: batutatLori Hoxhambremja galasinan hoxha
Pas

Zbulohet njëri prej grabitësve të Bankës te ‘’21 Dhjetori’’ (FOTO)

Para

Rama takon pensionistët: Ç’kemi bërë s’mjafton! Reformat e sotme janë për gjeneratën e ardhshme

Para
Rama takon pensionistët: Ç’kemi bërë s’mjafton! Reformat e sotme janë për gjeneratën e ardhshme

Rama takon pensionistët: Ç’kemi bërë s’mjafton! Reformat e sotme janë për gjeneratën e ardhshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.