Nyakim Gatwech, njihet si modelja më e bukur me ngjyrë madje e cilësuar dhe si Mbretëresha e errësirës. Ajo u pyet pak ditë më parë nga një shofer i cili i tha se nëse do ta zbardhte ngjyrën e lëkurës për 10.000 paund?
Duke u nisur nga kjo modelja me anë të një postimi ne rrjetet sociale inkurajon të gjitha femrat ta duan ngjyrën e lëkurës se tyre duke shkruar “Femra me zezake, të ngjyrosura nga dielli apo me lëkurë të djegur, çfarë do lloj pseudonimi që ju thërrasin ju jeni përtej bukurisë dhe dashuria që kam për ju është e pakushtëzuar sepse ju jeni me mua,”, shkruan modelja .
Ndërkohë duke qeshur ajo i është përgjigjur edhe shoferit se “Përse duhet ta zbardh këtë ngjyrë kaq të bukur të trupit tim?!”, tha Gatwech. (S.SH/Shuplaka)