Mbretëresha Elizabet dhe Princi William kanë vizituar zonën e kullës Grenfell, ku gjenden të prekurit e zjarrit tragjik. Në këtë ngjarje është konfirmuar se deri më tani kanë humbur jetën 30 persona, por fatkeqësisht sipas hetimeve që po bëhen, numri i të vdekurve pritet të rritet.
Akoma nuk është gjetur shkaku i zjarrit që shpërtheu të mërkurën rreth orës 01:00 dhe që mori jetën e dhjetëra njerëzve.
Gjatë vizitës në Grenfell, Mbretëresha nderoi zjarrfikësat për trimërinë e tyre dhe vullnetarët që ofruan mbështetje për bujarinë e pabesueshme.
Ajo ka shpërndarë dhe dhuruar ushqime për personat e mbijetuar nga zjarri.
(M.D/Shuplaka)