Mbretëreshës ju kërkua nga qeveria të pezullonte punimet e Parlamentit vetëm disa ditë pasi deputetët të kthehen në punë në shtator – dhe vetëm disa javë para afatit të Brexit.
Ndërkohë që mediat britanike raportojnë se mbretëresha e ka pranuar kërkesën e kryeministrit britanik, Boris Johnson.
Kjo do të thotë që deputetët nuk ka gjasa të kenë kohë të miratojnë ndonjë ligj që mund të ndalojë kryeministrin të nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE pa një marrëveshje deri më 31 tetor.
Shumë kritikë e quajtën këtë “një akt të egër” dhe paralajmëruan se mund të çojë në një votë mosbesimi ndaj Johnson, duke theksuar se: “Kjo qeveri do të bjerë”.
Por disa të tjerë e mbrojtën këtë veprim, duke thënë: “është koha që një qeveri e re dhe Kryeministri i ri të përcaktojnë një plan për vendin pasi të largohemi nga BE”.
Ideja e mbylljes së Parlamentit – i njohur si ‘prorogation’ – ka shkaktuar polemikë, me kritikët duke thënë se kjo do t’i ndalojë deputetët të luajnë pjesën e tyre demokratike në procesin e Brexit.
Një numër i figurave të profilit të lartë, përfshirë ish-kryeministrin John Major, kanë kërcënuar të shkojnë në gjykatë për ta ndaluar këtë.
Laura Kuenssberg tha që vetëm një numër i vogël i ministrave të qeverisë kishin dijeni paraprakisht për planin dhe kjo do të shkaktojë në mënyrë të pashmangshme një përplasje të madhe.
(f.gj/faxweb.al)
Discussion about this post