Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë (me gjithë sot) nga fundit i merkatos së kësaj vere, “Marca” ka bërë një listë të klubeve që kanë shpenzuar më shumë, për të forcuar skuadrën e tyre.
Në krye të listët qëndron Real Madrid me 305 milionë euro shpenzime, teksa kanë afruar lojtarë si Hazard (100 mln euro). Menjëherë pas tyre vjen Barcelona me 255 mln euro investime, ku morën Griezmann për 120 mln euro.
Lista vijon më tej me Atletico Madrid, që belu Felix, Juventus që mori de Ligt, Manchester United me Maguire, Inter me Lukaku, Arsenal me Pepe etj.
Gjithsesi në grafikun e përgatitur për secilin klub që ka bërë shpenzimet më të mëdha në këtë merkato, janë edhe të ardhurat që kanë arkëtuar nga lojtarët e larguar.
Lëvizje pozitive në këtë drejtim ka vetëm Atletico Madrid dhe Juventus. Klubi spanjoll e ka bilancin +67 mln euro nga shitja e lojtarëve si Griezmann, Rodri dhe Hernandez. Ndërsa Juventus është +16 mln euro nga shitja e një sërë lojtarëve.
*Vija e Kuqërremtë: Lojtari më i shtrenjtë.
Vija blu: Shpenzime në blerje.
Vija bojëqielli: Të ardhura nga shitjet.
Vija e kuqe: Diferenca mes blerjeve dhe shitjeve.