Aktivisti, Besjan Pesha ishte i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të Fax News ku foli për ngjarjet e fundit që kanë lidhje me përplasjen midis qeverisë dhe artistëve eaktivistëve për Teatrin Kombëtar.
Pesha tha se gjithë dbati që po bëhet nuk ka lidhje me estetikën por me aferën qe po luhet dhe që sipas tij, firma Fusha Shpk fiton në total 180 milionë dollarë.
“Nuk është një çështje që ka lidhje me estetikën, i gjithë debati aty është për ndërtimin e 6 kullave nga kompania Fusha shpk dhe që përfshijnë një përfitim duke llogaritur edhe kostot e Teatrit të ri dhe shpenzimeve të tjera, një shifër prej 180 milionë eurosh”.
Pesha argumentoi se qeveria ka gjetur gjithmonë rrethana të tilla për të ndërmarrë nisma dhe vendime që nuk janë të pranueshme nga qytetarët, duke shtuar se vendime të tilla ajo I merr ose në raste festash ose në stinën e verës kur njerëzit janë me pushime dhe nuk e kanë shumë mendjen tek zhvillimet që ndodhin.
“Kjo qeveri ka treguar se në periudhën e kurrikut dhe të gushtit është shumë aktive. Kështu është bërë me çmimin e biletave të transportit, rritja e çmimit të ujit etj ku merr vendime të këtij lloji ose në raste festash ose në raste pushimesh. Kjo bëhet në një kohë kur njerzit nuk janë të vëmendshmë. Është një hile që qeveria përdor zakonisht. Këto vendime që shqetësojnë dhe ndeshën me rezistencën e për pasojë mobilizon qytetarët, gjen rastin kur vëmendja të jetë sa më e vogël”.
Duke folur për protestën e 24 Korrikut, ngjarjet dhe zhvillimet që ndodhën në harkun e pothujse 24 orëve midis artistëve dhe aktivistëve me policinë, Pesha tha:
“Protesta e 24 Korrikut ishte një situatë absurd, pasi kishte aq shumë forca policore sa të krijohej përshtypja se Policia kishte zbuluar njërën prej 40 familjeve mafioze që ka përmendur ish-ambasdori Lu.
A thua se aty ishin zbuluar laboratorët e kokainës në Elbasan, apo kishin gjetur administratorin që i mashtroi me tenderin e Unazës së Re. Policia nuk kishte rrethuar ndonjë mafoz dhe grabitës por një grup njerëzish që ishin bashkuar për të mbrojtur një pronë publike dhe një objekt me vlera historike dhe kulturore. Njerëz që kërkojnë që memoria kolektive e Tiranës të ruhet dhe prona e qytetarëve të mos i falej një klienti të qeverisë dhe të bashkisë, por që ti mbetet gjithmonë publikut. Kishin rrethuar këta njerëz që kanë argumente të forta për ta quajtur korruptive këtë afer të FUSHA Sh.p.k. E njëjta kompani që ndërtoi Bulevardin Zogu i Parë, sheshin qëndror të Tiranës, do të gllabërojë edhe Teatrin Kombëtar. Të gjithë e kuptojnë se kjo vjen erë korrupsion dhe nuk duhet të lejohet. Pse të mos zgjidhet përmes një referendumi?
Por qeveria nuk dëgjon asnjë kërkesë. Situata atë ditë ishte shumë absurd, u përdor edhe dhunë që në mëngjes, edhe sot i kam krahët e nxira për shkak të dhunës policore. Policia nuk lejonte as të futej ujë e ushqim pasi ishte vapë dhe mund të rrezikohej jeta e dikujt. Nëse do të ishim kriminel, atëherë u jepnim të drejtë. Policia mbronte Teatri nga mbrojtësit e Teatrit”.
Ndërkohë sa u përket qëndrimeve të disa artistëve që kanë ndryshuar deklaratat e tyre që prej nisjes së këtij debate, përfshirë aktorët Robert Ndrenika dhe Bujar Asqiriun, Pesha tha se janë shantazhuar dhe presionuar nga qevria për ndonjë çështje të ckatuar.
“Të gjithë kanë qenë shumë të qartë, por më pas nuk e di çfarë ndodhi, mbase ka pasur një presion sepse jetojmë në Shqipëri, nuk e di çfarë presioni është përdorur mbi gjithësecilin por sigurisht disa artistë përfshirë Ndrenikën dhe Bujar Asqiriun ndryshe kanë folur dje dhe ndryshe kanë folur sot”.
Pesha shtoi: “Vendimmarrja për Teatrin nuk u takon artistëve por gjithë qytetarëve të Tiranës, sepse për publikun bëhen shfaqjet. E gjitha kjo strategjia për të vendosur artistët përballë artistëve, është një metodë e qeverisë për të ndërtuar një Teatër të ri dhe 6 kulla përreth nga një kompani private e cila përfiton 8 mijë metra truall”.
Ndërkohë marrëveshjen midis artistëve, aktivistëve me opozitën e konsideron si diçka që nk duyhej bërë dhe argumentuan se kjo e ka dëmtuar kauzën për mbrojtjen e Teatrit.
“Mu duk e tepërt dhe jo në lartësinë e një partie politike të nënshkruajë një marrëveshje të tillë, pasi ajo juridikisht nuk ka asnjë vlerë nëse një ditë dikush e paraqet në ndonjë gjykatë si dëshmi apo provë. Por nga ana tjetër mund t’ia kishte kursyer edhe vetes edhe artistëve pasi mendoj se ka shkaktuar një dëmtim të kauzës. Unë mendoj se Partia Demokratike duhet të tërhiqet nga sjellje të tilla pasi këto nuk janë politike. Nuk jam ndonjë partizan i kësaj marrëveshje, nuk kam qenë dakort por është një vendim i marrë nga anëtarët e Aleancës të cilin unë e respektoj”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/386182445370072/
(F.GJ/FAXWEB.AL)