23:08 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mbrojti një vajzë e cila po dhunohej nga një italian”, flasin familjarët e 24-vjeçarit që u ekzekutua në Itali

16:10 | 02/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mbrojti një vajzë e cila po dhunohej nga një italian”, flasin familjarët e 24-vjeçarit që u ekzekutua në Itali

Të afërmit e Viktorjan Picakut, të riut 24-vjeçar që u ekzekutua me armë mbrëmjen e së mërkurës në Bari të Italisë, dyshojnë se pas kësaj ngjarjeje të rëndë fshihet një italian.

Për tvklan.al, ata rrëfejnë se pak ditë më parë, Viktorjani kishte ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë, e cila po dhunohej nga një italian. Familjarët thonë se 24-vjeçari ishte gjendur aty rastësisht dhe kishte ndërhyrë për të shpëtuar të renë.

Por kjo, gjithnjë sipas familjarëve të viktimës, duket se nuk është pranuar nga italiani, i cili mbrëmjen e së mërkurës mori hak ndaj të riut, duke i marrë atij jetën.

Të afërmit e 24-vjeçarit thonë gjithashtu se kanë mësuar se një prej autorëve është vetëdorëzuar në polici, ndërsa tjetri është ende në kërkim.

Dy ishin personat që e qëlluan me dy plumba të riun me origjinë nga Mirdita. Ngjarja ndodhi në një shesh të mbushur me njerëz, përfshirë edhe fëmijë, në Corato të Barit.

Ata e qëlluan Viktorjan Picakun në kraharor dhe kokë, duke i marrë jetën.

Siç raportojnë edhe mediat italiane, në mesin e pistave të hetimit nga autoritetet atje, është edhe ajo e xhelozisë.

“Viktori nuk rezulton person me precedentë penalë dhe punonte në arë. Karabinierët e Trani, që po drejtojnë hetimet, nuk përjashtojnë asnjë pistë, megjithatë kryesorja është ajo e vrasjes për shkak të një vajze”, shkruan media lokale Coratoviva.it.

Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë, ndërsa gjatë natës janë marrë në pyetje disa persona, përfshirë miq e familjarë të viktimës.

24-vjeçari mësohet se kishte rreth një vit që kishte shkuar në Itali, në kërkim të një pune më të mirë.

MESAZHET NE RRJETET SOCIALE NGA MIQTE

Në rrjetet sociale te njohurit e kanë përshkruar Viktorin si një mik të mirë, ndërsa nuk kanë munguar kërcënimet për autorët e krimit që i mori jetën të riut shqiptar.

“Të njihja prej pak kohësh por e ndieja se ishe një person i mrekullueshëm, tani me siguri ndodhesh në një vend më të mirë se i yni, pusho në paqe miku im”, shkruan një prej miqve.

“Vëlla, pusho në paqe, do të jesh përgjithmonë në zemrën time, pa fjalë vëlla”, shkruan një tjetër mik i Viktorit.

“Do ta paguani”, shkruan një shoqe e viktimës, duke kërcënuar autorët.

Pas

Pas reshjeve të dendura të shiut, shembet një pjesë e Murit të Madh kinez (FOTO)

Para

Foto/ Njerëzit ndeshen çdo ditë me imazhin e këngëtares shqiptare, ja çfarë është kthyer në muzeun e Stokholmit

Para
Foto/ Njerëzit ndeshen çdo ditë me imazhin e këngëtares shqiptare, ja çfarë është kthyer në muzeun e Stokholmit

Foto/ Njerëzit ndeshen çdo ditë me imazhin e këngëtares shqiptare, ja çfarë është kthyer në muzeun e Stokholmit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.