Mbrojtja e fondit drufrutor nëpërmjet zhvendosjes së tyre, në rastet kur planifikohet zhvillimi i territorit, lejes së ndërtimit, duke shmangur përfundimisht prerjen e tyre, është një nga masat kryesore që ka marrë qeveria për ruajtjen e kësaj pasurie të rëndësishme për ekonominë e vendit.
Projektligji i publikuar për konsultim publik, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7929, datë 11.5.1995, për mbrojtjen e drufrutorëve”, lejon zhvendosjen e rrënjëve të ullirit nga zhvilluesi në bashkëpunim me pronarin e tokës, vetēm nē rastet kur ka leje ndërtimi të miratuar nga organet përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Sipas draftit, në këto raste zhvendosja e rrënjëve të ullirit ndodh për shkak se toka ndryshon destinacionin për ndërtim, pas kalimit të gjithë fazave ligjore deri në miratimin e lejes së zhvillimit/ndërtimit.
Në këtë mënyrë ruhet numri i rrënjëve të ullirit, pavarësisht dinamikave që ka planifikimi dhe zhvillimi i territorit. Kostot për zhvendosjen e rrënjëve të ullirit përballohen nga subjekti zhvillues/pronari.
Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i procesit të ndryshimit të ekonomisë bujqësore nga rritja e pemëve në kultura të tjera dhe për pasojë dhe ndryshimi i kategorisë së tokës bujqësore në zëra të tjerë: arë, ullishtë, vresht, varësisht nga bimët që kultivohen, si dhe ruajtja e fondit të rrënjëve të ullirit nëpërmjet mekanizmit të zhvendosjes së tyre në rastet kur bazuar në instrumentat e planifikimit dhe zhvillimit të territorit lejes së ndërtimit, është e nevojshme zhvendosja e tyre.
Neni 3 i këtij pr/ligji i kushtohet ullirit, koleksionit të pemëve frutore, agrumeve, ullinjve dhe vreshtave si dhe bimët e veçuara që kanë vlera gjenetike.
“Është mbajtur në konsideratë fakti se ulliri mbillet për prodhim, dekoracion, si dhe ka jetëgjatësi më të madhe se pemëtoret. Ndryshe nga pemët frutore, agrumet dhe vreshtat, që hyjnë në prodhim shumë shpejt dhe kanë një cikël prodhimi që shkon deri në 50 vjet në varësi të kulturës dhe llojit të kultivarit, ulliri hyn në prodhim më vonë dhe ka jetëgjatësi shekullore. Ndaj mbrojtja e tyre është prioritet. Gjithashtu duke njohur rëndësinë e koleksioneve të pemëve frutore, agrumeve, ullinjve dhe vreshtave, si dhe bimēt e veçuara qē kanē vlera gjenetike, lejohet zhvendosja vetēm nē rastet ku ka leje objekte publike tē miratuar nga organet pērgjegjēse pēr planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Zhvendosja kryhet nga zhvilluesi në bashkëpunim me pronarin e tokës. Kostot e zhvendosjes pērballohen nga buxheti i shtetit i alokuar për realizimin e projektit”,thuhet në relacionin që shoqëron këtë pr/ligj.
Ndërsa Neni 8/1 përcakton gjithashtu dhe ndalimet për zhvendosjen e rrënjëve të ullirit brenda zonave të mbrojtura që kanë regjim të veçantë mbrojtje.