10:56 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Mbrojtja sociale, publikohet strategjia 2024-2030, grupet që do përfitojnë mbështetje

15:54 | 17/11/2023
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbrojtja sociale, publikohet strategjia 2024-2030, grupet që do përfitojnë mbështetje

Një strategji e re mbi mbrojtjen sociale synon të përmirësojë mbështetjen e grupeve vulnerabël të shoqërisë duke garantuar shërbime më të zgjeruara dhe shpërndarje më të drejtë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nxori për konsultim dokumentin që parashikon politikat në harkun kohor 2024-2030 duke u ndalur nga familjet në skemën e ndihmës ekonomike, tek të moshuarit apo fëmijët. Në dokument parashtrohet mënyra sesi ka ndryshuar skema e ndihmës ekonomike sipas pikëzimit dhe hapësirave që ekzistojnë për të përmirësuar vlerësimet përmes mekanizimit të ankimimit si dhe efikasiteti i ndihmës konkrete nga fondet e qeverisjes qendrore kombinuar me njësitë vendore.

Strategjia referon si vizion të saj :Mbrojtje sociale në një mjedis mundësues dhe fuqizues për çdo individ në nevojë, duke garantuar jetesë dinjitoze përgjatë ciklit të jetës”.

Duke e ndarë këtë në politika dokumenti parashikon politikën A : Zbutja e varfërisë për çdo individ në nevojë dhe përmirësimi i jetesës për personat me Aftësi të Kufizuara nëpërmjet skemave financiare të përshtatshme, të përgjegjshme gjinore,  transparente për fuqizim dhe integrim, të afta për përballimin e rreziqeve e krizave.

Në këtë politikë përshkruhen të paktën tre objektiva specifikë strategjikë.

Objektivi specifik/strategjik A1: Të përmirësohet performanca, përshtatshmëria dhe përgjigjja ndaj krizave e skemave financiare për individët (burra, gra, djem dhe vajza) në skemën e ndihmës ekonomike.

Objektivi specifik/strategjik A2: Konsolidimi i vlerësimit bio-psikosocial dhe një sistem i qëndrueshëm dhe i mirëshënjestruar për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Objektivi specifik/strategjik A3: Përmirësimi i shënjestrimit të fëmijëve, vajza dhe djem përmes skemave financiare të ndjeshme gjinore dhe një programi mbrojtje sociale me fokus fëmijët.

Për të realizuar këto dokumenti parashikon disa masa ku ndër të tjera përmirësimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe transparenca e saj. Përmirësimi i rintegrimit social dhe ekonomik të atyre që janë pjesë e kësaj skeme si dhe rritja e aftësisë së skemës për tju përgjigjur këtu edhe rasteve emergjente. Në këtë kontekst strategjia sjell në vëmendje emergjenca të tilla si tërmeti i 2019-ës apo pandemia e COVID-19.

Një tjetër politikë e cilësuar si B parashikon : : Zgjerim të shërbimeve sociale të integruara, të aksesueshme e cilësore dhe të përgjegjshme gjinore si dhe avancimi i deinstitucionalizimit, në partneritet me pushtetin vendor dhe aktorët e tjerë.

Objektivi specifik/strategjik B.1: Konsolidimi i procesit të decentralizmit të shërbimeve të kujdesit social për financim të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm gjinor, mbulim gjeografik, aksesueshmëri dhe që i përgjigjen krizave dhe emergjencave.

Objektivi specifik/strategjik B.2: Zbatimi i standardeve dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore të personelit të shërbimeve të kujdesit social për shërbime efektive dhe të përgjegjshme gjinore.

Objektivi specifik/strategjik B.3: Deinstitucionalizmi i shërbimeve të kujdesit rezidencial dhe zhvillimi i shërbimeve në familje, komunitare dhe ditore duke respektuar parimin e të drejtave dhe lentet gjinore.

Këto objektiva parashikojnë masa të tilla si përmirësimi, planifikimi dhe modeli i financimit të përgjegjshëm gjinor të shërbimeve të kujdesit social në nivel vendor si dhe përgjigjja efektive ndaj krizave dhe emergjencave. Po kështu Të përmirësohet mbulimi gjeografik, diversifikimi dhe aksesueshmëria, dixhitalizimi dhe ndjeshmëria gjinore e shërbimeve të kujdesit social. Një tjetër element është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve ekzistuese dhe të reja përmes zbatimit, monitorimit dhe inspektimit të standardeve si dhe të përgjegjshme nga pikëpamja gjinore. Strategjia parashikon avancim të proçesit të deinstitucionalizimit të sistemit rezidencial për fëmijët si dhe zgjerim të rrjetit të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për persona me aftësi të kufizuara që jetojnë në institucione rezidenciale, ose në rrezik institucionalizimi./MONITOR

 

Pas

Izrael: Marshimi i solidaritetit nga familjarët e pengjeve – Nesër do të mbërrijnë në rezidencën e Netanyahut

Para

BE-ja pajtohet me Zelenskyn për rrezikun nga ndikimi i Rusisë në Ballkan

Para
BE-ja pajtohet me Zelenskyn për rrezikun nga ndikimi i Rusisë në Ballkan

BE-ja pajtohet me Zelenskyn për rrezikun nga ndikimi i Rusisë në Ballkan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për të 13 herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ushtroi dhunë ndaj kushëririt, arrestohet 53-vjeçari në Fier

Qëlloi me armë zjarri ndërsa drejtonte makinën për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

EMRI/ U vra në Itali me thikë, shqiptari humbi jetën pas sherrit për një vajzë

SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën: Akuzohet për trafik droge me vlerë 3.3 milionë euro në Gjermani

“Vota jote nuk ka çmim”/ Ambasada amerikane mesazh për qytetarët 2 ditë para zgjedhjeve: Vendos për të ardhmen tënde

Tirana mikpret “Giro d’Italia”/ Punonjësit e Policisë, instruktazh të veçantë për përmbushjen e detyrave

Dita e Europës/ Mesazhi i presidentit, Bajram Begaj: I përkasim gjeografikisht dhe shpirtërisht, integrimi ynë në familjen evropiane është i sigurt dhe i pakthyeshëm!

Dita e Europës/ Rama: BE konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë. Konferenca e 5-të Ndërqeveritare më 22 Maj në Bruksel

Dita e Evropës/ Presidenti Begaj: Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar, i sigurt dhe i pakthyeshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.