Gazetari Edmond Harizaj ka reaguar për debatin e shpërthyer në rrjetet sociale në lidhje me “mbulimin e bustit të Skënderbeut”.
Ai paralajmëron që t’i hidhet ujë shpejt këtij zjarri para se të na përvëlojë të gjithëve, ndërkohë që ka publikuar foto të shkrepura gjatë faljes së Kurban Bajramit në mëngjes ku del në pah e vërteta e mbulimit, që është në fakt një spekulim pasi ashtu siç raportoi dhe “Shuplaka” më parë, busti i heroit nuk është i mbuluar. “Duket si një perandor”, shkruan Harizaj.
Ai gjithashtu fton Komunitetin Musliman ose bashkinë që të sqarojë situatën.
POSTIMI I HARIZAJT:
Cuna e goca, i hidhni uje shpejt ketij zjarri idiot qe po ndizet, se me vone mund te na perveloje te gjitheve. Sidomos ju njerezit publike, mos nxisni urrejtjen fetare, kur e dini fare mire se ne bejme gjasme se kemi tolerance…Komuniteti Musliman le te dale te sqaroje situaten, apo bashkia, kush merrej me vendosjen e ekraneve led ne shesh. Situate absurde dhe njerez qe duan te perfitojne nga amullia dhe injoranca…
Pamjet me poshte: Sapo ka nisur falja e Namazit. Skenderbeu duket si Perandor
(B.H/Shuplaka)