“Serbia ka arritur një “sukses të jashtëzakonshëm” në pengimin e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Europës”. Kështu është shprehur Aleksandra Gjuroviç, e cila kryeson delegacionin serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
“Delegacioni serb ka penguar kalimin e një memorandumi që parashihte që në këtë asamble, të kishte ulëse për përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës në Strasburg. Kjo parashihej që t’ua lejonte atyre që të merrnin pjesë në diskutime dhe të nënshkruanin rezolutat e propozuara”, ka thënë Gjuroviç, transmeton Klan Kosova.
Sipas zyrtares serbe, për fat të keq lufta për bllokimin e Kosovën nuk përfundon këtu pasi tani Serbia është e detyruar të takohet me delegacionin e Prishtinës për të gjetur kompromis. (A.R/SHUPLAKA)