Gazetari i njohur Sokol Shameti ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, ku Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë.
Shameti kujton rezultatet e zgjedhjeve të 2013-ës, ku PS me të njëjtin numër votash, mori 65 deputetë. Pra 9 deputetë më pak.
“Me 750 mijë vota mori 65 deputetë para 4 vjetësh. Me 750 mijë vota mori 74 sivjet. Dhe mburret sikur ka ndonjë meritë vetë.”, shkruan Shameti.
Kujtojmë se Partia Socialiste mori plot 74 mandate në këto zgjedhje, ndërsa Rama shkoi drejt timonit i vetëm ashtu sikurse kishte kërkuar.
(D.D/Shuplaka)