03:15 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbushën rrugët pasditen e sotme në Shkodër, Voltana Ademi thirrje të hapur qytetarëve

21:43 | 19/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbushën rrugët pasditen e sotme në Shkodër, Voltana Ademi thirrje të hapur qytetarëve

Pasditen e sotme rrugët e quytetit të Shkodrës u panë të mbushura me qytetarë të shumtë të cilët shfrytëzuan 2 orët që autoritetet kanë lënë në dispozicion për njerëzit që kanë nevoja të caktuara dhe të detyrueshme.

Por dalja masive e njerëzve ishte vërtetë shtqetësuese dhe për këtë ka raguar edhe kryebashkiakja Voltana Ademi e cila shprehet se shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve është prioritet absolut dhe më e rëndësishme se gjithçka.

“Dalja nga shtëpia, pa një arsye jetike dhe në oraret e caktuara, rrezikon jetën tuaj, të familjeve tuaja dhe komunitetit tonë. Mos harroni që me daljet favorizoni përhapjen e COVID19 dhe nuk po bëni asgjë tjetër veçse po e vështirësoni edhe më shumë jetën e familjeve dhe personave më në nevojë të komunitetit e Shkodrës, po vështirësoni mbijetesën e tyre”, shkruan ndër të tjera Ademi.

Reagimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetar!

E shqetësuar për shëndetin e secilit banor të Bashkisë Shkodër, ndiej detyrë tërheqjen e vëmendjes tuaj dhe sensibilizimin për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve është prioritet absolut dhe më e rëndësishme se gjithçka.

✅ Është shumë e vështirë që brenda pak ditëve, të ndryshojë totalisht jeta jonë, sjellja jonë, ritet më të zakonshme dhe shumë njerëzore. Sidomos është shumë e vështirë për ato familje që kanë punën e përditshme, jo gjithmonë të garantuar, të lidhur direkt me mbijetesën ekonomike ditë pas dite. COVID-19 është një e keqe që nuk e njohim dhe në vende shumë pranë nesh, po shkakton tragjedi.

E vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen, rrjedhimisht edhe pasojat që nuk i dëshiron askush, është të qendrojmë në shtëpitë tona. Nëse ne qendrojmë në shtëpi, dalja nga vetizolimi do bëhet më e shpejtë dhe gjithçka do të kthehet në normalitet brenda një kohe më të shkurtër.

? Dalja nga shtëpia, pa një arsye jetike dhe në oraret e caktuara, rrezikon jetën tuaj, të familjeve tuaja dhe komunitetit tonë. Mos harroni që me daljet favorizoni përhapjen e COVID19 dhe nuk po bëni asgjë tjetër veçse po e vështirësoni edhe më shumë jetën e familjeve dhe personave më në nevojë të komunitetit e Shkodrës, po vështirësoni mbijetesën e tyre.

? Çdo ditë e tyre pa punë dhe pa asnjë të ardhur minimale, thellon problemet ekonomike të përditshmërisë së tyre të vështirë edhe pa peshën e COVID-9, shkatërron shëndetin e tyre, shëndetin e fëmijëve të tyre, familjet e tyre deri edhe jetën e tyre.

? Ky virus nuk është një grip i thjeshtë, është virus i rëndë që po merr jetën e njerëzve, pa dallime moshe. Nuk është vetëm kaq, vazhdon të jetë kanosje e tërë shoqërisë por dhe parandalohet thjeshtë: Me ndërmarrjën individuale të masave ekstreme të qëndrimit në shtëpi, që fillojnë nga vullneti i mirë i juaj.

? Ndaj, duke besuar në vullnetin e mirë tuaj dhe në dashurinë tuaj për veten, për familjen, për miqtë, dashamirët tuaj dhe shtëpinë tonë të përbashkët – Shkodrën, ju bëj thirrje t’i kufizoni levizjet tuaja dhe të respektoni udhëzimet nga ekspertët për parandalimin e virusit.

E mira, e sotmja dhe e nesërmja e komunitetit tonë, është në duart tuaja dhe vetëm së bashku mund ta kalojmë këtë situatë shumë të vështirë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ Pamje nga qytete të ndryshme, si e priten qytetarët daljen për dy orë nga shtetrrethimi

Para

“Masa on-off për të nxjerr para”, gazetari i jep “këshilla” Ramës për të mbushur arkën

Para
Para ‘Rilindjes’ edhe Escobari po duket diletant

"Masa on-off për të nxjerr para", gazetari i jep "këshilla" Ramës për të mbushur arkën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.