Tashmë është dhënë lajmi që ndeshjet e Euro 2020 do të zhvillohen me tifozë të pranishëm, më saktë 20-25% të kapacitetit të stadiumeve. Por është një vend që lejon 100% pjesëmarrjen e tifozëve.
Hungaria do të luajë ndeshjen e parë të Europianit ndaj Portugalisë në shtëpi, teksa është vendosur që në stadiumin “Puskas Arena” të lejohen numër i plotë tifozësh, duke mos pasur kufizime.
Kapaciteti i stadiumit është 61 mije vende dhe pritet që në ndeshjen e Hungarisë ndaj Portugalisë të jetë plot. Kjo do jetë e vetmja ndeshje e grupeve të Europianit, e cila do të zhvillohet me tifozë në 100% të kapacitetit.
Për sa i përket ndeshjeve në shtetet e tjera, në Baku në Azerbajxhan do të lejohet 50% e stadiumit me tifozë, në Sevilla dhe Gllasgow 30%, ndërsa në Romë dhe Londër do jetë 25% e kapacitetit të stadiumit me tifozë. Hungari-Portugali do të luhet më 15 qershor.
11 DAYS TO GO…
There are just 11 days to go until the delayed European Championships get underway in Rome.
24 teams will play 51 matches all over Europe in order to celebrate the tournament's 60th anniversary.
Here are the 11 venues that will host the matches.#UEFAEuro2020
— Iain Graham (@IainAGrahamRFC) May 31, 2021