Gjykata e Apelit në Vlorë është mbyllur pasi ka rezultuar pozitiv një person në këtë institucion. Tre punonjës të tjerë kanë kryer tamponet sepse dyshohet të jenë infektuar dhe pritet që të dalin përgjigjet e tyre.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se Gjykata do të qëndrojë e mbyllur deri në 31 gusht. Ndërkohë është mbyllur edhe një pjesë e institucionit të AKU. Kati i dytë i institucionit është mbyllur për shkak se ka rezultuar pozitiv një inspektor.
Deri tani, janë 125 raste aktive në qarkun e Vlorës, ndërkohë që 5 pacientë nga ky qytet kanë humbur betejën me koronavirusin. (A.M/Faxweb.al)