03:36 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mbylle se ta vesha”, “as gëk mos të bësh, dëgjove?” Mjekja tregon çfarë nxisin këto skena tek fëmijë

20:06 | 23/03/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mbylle se ta vesha”, “as gëk mos të bësh, dëgjove?” Mjekja tregon çfarë nxisin këto skena tek fëmijë

Mjekia pediatre Lira Gjika, me anë të një shkrimi të publikuar në Facebook, ka trajtuar sjelljen e të rriturve kur janë të shoqëruar me njëri- tjetrin përballë fëmijëve.

Gjika shpjegon disa skena të zakonshme sipas saj  nxitin “erësirën” në shpirtin dhe mëndjen e fëmijës, që ndërtojnë “muret e heshtjes” ndërmjet fëmijës dhe vetes, dhe ndërmjet prindit e fëmijës.

Postimi i plotë:

“Mbylle se ta vesha”, “as gëk mos të bësh, dëgjove?” dhe pastaj kthehen nga njëra tjetra, apo njëri tjetri dhe vazhdojnë: “oj, se nuk na la rehat”. “e duan nga një shpullë”, “ohu s’kemi nerva”.

Këto shprehje, të shoqëruara me shikimin e ngrysur prej të rrituri të inatosur, pse ju prish qetësia e vet, dëgjohen e shikonen njëlloj, në lokale moderne, apo lokale të thjeshta dhe në rrugët e Tiranës. Këto shprehje përdoren, pa dallim nga të gjithë të rriturit me shkollë apo pa shkollë, nga nënat dhe baballaret, nga gjyshe dhe gjyshër.

Prindër, që flasin gjysma anglisht e gjysma shqip dhe gjyshër e gjyshe, që flasin si të munden, në këtë “pikë” janë njëlloj.

Ndërsa fëmija aty në cep, me një pako patatina apo cocacola në dorë, me lot në sy dhe i fyer e i trembur brenda vetes, e mbush shpirtin me inat dhe dyshime.

Janë këto skena “të vogla” të cilat, nxitin “erësirën” në shpirtin dhe mëndjen e fëmijës, që ndërtojnë “muret e heshtjes” ndërmjet fëmijës dhe vetes, dhe ndërmjet prindit e fëmijës.

Këta të rritur, prindër dhe gjyshër, që nuk lenë lodër pa u blerë fëmijëve, e humbin durimin në çast, kur u prishet terezia dhe harrojnë që janë në publik. Të rritur, që për pak tolerancë, nga ana e tyre, shkatërrojnë në publik, vetëvlerësimin që fëmija po përpiqet të ndërtojë me mundim.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Lira Gjika
Pas

Rikthimi i Berishës në krye të PD-së? Përgjigjia e Dash Shehit: Nëse bëhet nuse për së treti herë…

Para

SHBA/ Xhafaj takon zëvendës koordinatoren e antiterrorizmit: Mbështetja amerikane vazhdon

Para
SHBA/ Xhafaj takon zëvendës koordinatoren e antiterrorizmit: Mbështetja amerikane vazhdon

SHBA/ Xhafaj takon zëvendës koordinatoren e antiterrorizmit: Mbështetja amerikane vazhdon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.