05:08 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyllën 23 qendra votimi/ Arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim nënkryetari i bashkisë

09:30 | 29/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllën 23 qendra votimi/ Arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim nënkryetari i bashkisë

Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar si dhe është shpallur në kërkim nënkryetari I Bashkisë së Mallakasrës, H. Serjani pasi sipas policisë kanë mbyllur dy qendra votimi në qytetin e Ballshit si dhe 21 të tjera në fshatrat e Bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë 3 shtetas:

– D.D, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër);

– E.I, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër);

– N.K, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle);

Sipas njoftimi të Policisë, këta persona janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30 Qershor.

Njoftim i Policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Mallakastër dhe roja e një shkolle në qytetin e Ballshit, si edhe shpallet në kërkim nënkryetari i Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë 3 shtetas:

– D.D, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër);

– E.I, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër);

– N.K, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle);

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.S, 38 vjeç, banues në Ballsh, (Nënkryetar i Bashkisë Mallakastër).

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj i ftuar të hënën e kaluar në një emission televiziv, u shpreh hapur se në 30 qershor qendrat e votimit do jenë me kyç. “Nuk do të qëllojmë mbi vëllezërit tanë”, është shprehur Kapllanaj, duke siguruar se nuk do të ketë përplasje.

Po ashtu, kryebashkiaku i Mallakastrës tha se do të pamundësojnë votimet në zbatim të dekretit të presidentit. Lidhur me këto deklarata Policia e ka proceduar penalisht kryebashkiakun për nxitje të dhunës dhe akteve që dëmtojnë procesin zgjedhor.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Agron Kapllanajarrestohen 3 personaBALLmallakasterSHPALLET NE KERKIM NEN KRYETARI I BASHKISE
Pas

Aksidenti/ Po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, plagosen rëndë 2 të rinjtë. Njëri me helikopter drejt Tiranës

Para

Tensionet në Dibër, 12 persona shoqërohen nga policia, pritet rritje e numrit të të arrestuarve

Para
Agravon situata në Dibër/ Nisen Forcat Speciale, Policia thirrje qytetarëve të distancohen

Tensionet në Dibër, 12 persona shoqërohen nga policia, pritet rritje e numrit të të arrestuarve

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.