APLIKUESIT PREFEROJNE DEGEN E INFERMIERISE, RRUGEN E SIGURTE PER NE GJERMANI.
Mesatarja mbi 7.5 e vendosur per maturantet qe duan te aplikojne ne degen e mesuesise i dha goditje te rende Universitetit te Elbasanit. Pas afishimit te fituesve te ketij viti shifrat jane teper shqetesuese. Me veshtiresi u mbushen kuotat minimale te vitit te kaluar ku mesatarja ishte mbi 7, dhe listat e ketij viti, kur mesatarja eshte 7.5, kane rezultuar me 30 – 50 % renie te numrit te aplikanteve.
Keshtu me shume mundesi do te mbyllen deget e Matematike-Fizikes, Matematike – Informatikes, Fizikes Kompjuterike, Histori Gjeografise, Gjuhe-Letersise, Filozofi-Socilogjise, Edukimit Qytetar, Italishtes, Frengjishtes, Gjermanishtes, Gjeografi dhe Gjuhe Italiane, Gjuhe shqipe dhe Frenge, Histori dhe Gjuhe Gjermane, Arsimi Parashkollor, Administrim Biznesi dhe Inxhineri, Ekonomi Turizem.
Nga parashikimet e ketij viti pritet te mbyllen thuajse te gjithe deget e mesuesise qe zene rreth 50% te numrit totat te degeve.
E vetmja dege qe ka thyer rekord aplikimesh eshte dega e Infermierise, ku numri i aplikanteve eshte mbi 1000. Shumica e ketyre studenteve largohen ne Gjermani pas diplomimit ne Bachelor, pasi lehtesirat e vendit te zhvilluar per vizat e punes ne kete kategori, jane te konsiderueshme.