11:53 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyllen dy ndërmarrje paralele serbe në veri të Kosovës

18:46 | 26/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllen dy ndërmarrje paralele serbe në veri të Kosovës

Autoritetet në Kosovë mbyllën të hënën dy ndërmarrje publike paralele në veriun e banuar me shumicë serbe, që vepronin nën sistemin e Serbisë, duke nxitur reagimin e Beogradit, i cili tha se ky është një veprim që bie ndesh me marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.

Zyrat e Drejtorisë për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtorisë për Tokën Ndërtimore vepronin në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, shkroi në llogarinë e tij në Facebook se është mbyllur një institucion, i cili “jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre…Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, shkroi ministri Sveçla.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha në një reagim se “po uzurpohen” institucionet e Serbisë.

“Rreth 70 punonjës të këtyre institucioneve janë legjitimuar dhe më pas janë urdhëruar të largohen zyrat, pasi atyre u është thënë se nuk kanë çfarë të kërkojnë atje”, thuhet në reagim në të cilin u bëhet thirrje diplomatëve ndërkombëtare në Kosovë të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe “të parandalojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në përpjekjet e tij për të nxitur konflikte”.

Përgjatë këtij viti autoritetet mbyllën zyrat e institucioneve paralele serbë në veri sic janë Posta e Serbisë, disa banka dhe zyra komunale, në kuadër të përpjekjeve për të për të shtrirë sovranitetin edhe në atë pjese të vendit.

Veprimet janë kritikuar nga diplomacia perëndimore e cila ngulë këmbë që çështjet e hapura të zgjidhen në kuadër të bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Një pjesë të institucioneve të mbyllura Serbia i ka hapur në afërsi të vendkalimeve kufitare me Kosovën.

Pas

Veliaj: Jam denoncuar nga një “qytetar”, që nuk ekziston; Në maj do t’ju mundim me gjithë letrat anonime

Para

Koçiu dhe Hoxha festojnë festat e fundvitit me gra dhe fëmijë, viktima të dhunës në familje

Para
Koçiu dhe Hoxha festojnë festat e fundvitit me gra dhe fëmijë, viktima të dhunës në familje

Koçiu dhe Hoxha festojnë festat e fundvitit me gra dhe fëmijë, viktima të dhunës në familje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

Erdion Muho del nga burgu, Apeli ndryshon masën për atentatin me tritol në Sarandë

Sulm masiv i Rusisë ndaj Ukrainës, qindra dronë dhe raketa godasin përgjatë natës

Durrës/Operacioni “Bicycle 3”, arrestohet 36-vjeçari që vodhi 8 biçikleta në qytet

Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.