Burime nga Prokuroria për Krime të rënda bëjnë me dije për Faxweb.al se janë mbyllur hetimet për dosjen 339 dhe pritet që ditët në vijim të dërgohen në gjykatë konkluzionet përfundimtare. Në dosjen e prokurorisë janë marrë 10-12 persona të pandehur.
Ndërkohë vijojnë hetimet për 339/1 ku hetohet shitblerja e votave, dhe ku është i përfshirë dhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Kujtojmë se gjatë operacionit Vol-vo katër që është pjesë e dosjes 339 ranë në pranga pjestarë të 4 grupeve kriminale, që kishin aktivitet në fushën e trafikut të drogës dhe tjetërsimin e pronave në bregdet, mes tyre dhe ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko, si dhe grupi i Avdylajve në Shijak.
Lidhur me dosjen 339/1 pak ditë më parë u morn ë pyetje për rreth 5 orë dhe kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si dhe përfaqësues të shtabit elektoral të PS-së në Durrës.
Mësohet se vetëm në ditët e fundit janë zbardhur CD të reja me përgjime, çka kanë bërë që hetimet për këtë çështje të avancojnë.
(E.K/Faxweb.al)