“Pashaportat e arta” nuk do të jenë më në shitje, ky është vendimi i fundit i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Këto pashaporta bliheshin nga investitorët e huaj për të fituar shtetësinë në vendet anëtare të BE-së.
Malta ishte vendi i fundit i BE-së që ofron këto të ashtuquajtura “pasaporta të arta”, pasi që këto skema u mbyllën në Bullgaridhe Qipro.
Në vitin 2022, Komisioni Europian ngriti padi kundër Maltës për shkak të praktikës së saj të dhënies së shtetësisë bazuar kryesisht në investimet e shtetasve të huaj në patundshmëri. Gjykata zbuloi se politika e Maltës e bënte shtetësinë një “transaksion të thjeshtë tregtar” dhe se “praktika nuk e bën të mundur krijimin e lidhjes së nevojshme të solidaritetit dhe besimit të mirë midis një shteti anëtar dhe qytetarëve të tij, ose sigurimin e besimit të ndërsjellë midis shteteve anëtare”.
Sipas gjykatës, këto praktika e shndërrojnë shtetësinë në një transaksion tregtar dhe cenojnë lidhjen ligjore e morale mes qytetarit dhe shtetit.