01:51 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyllen shkollat në Kosovë, Hoti: Gjendja është mjaft serioze, por praktikisht e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin e pandemisë

19:35 | 01/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Albin Kurtit, edhe Avdullah Hoti del kundër Minishengenit: Nuk merr pjesë në asnjë takim të Ramës dhe Vuçiçit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti gjatë konferencës për medie ka thënë se gjendja sa i përket përballjes me COVID-19 në Kosovë është mjaft serioze, por sipas tij është nën kontroll, ndërsa njoftoi se gjysmëvjetori i këtij viti shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar.

“Gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në bazë të vlerësimit të Institutit, praktikisht ne e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, tha Hoti.

Ai njoftoi se pushimi dimëror nëpër shkolla do të zgjasë një muaj.
“Ky gjysmëvjetor do të përfundojë më datë 18 dhjetor. I lus shkollat e komunat që t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do të hapen me 18 janar. Një muaj do të jetë pushim dimëror”, tha Hoti në konferencë.

Hoti ka thënë se në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rritur deri në dymijë numrin e testeve ditore. Tha se do të vazhdohet të rritet ky numër.

“Nga java e ardhshme do të bëhen testime në së paku dy rajone tjera”, ka shtuar Hoti.

Hoti ka thënë se sipas të dhënave grupmosha më e prekur nga pandemia është 30-40 vjet, për shkak se janë më aktiv.

“Numri më i madh është në sektorin e Shëndetësisë, kjo tregon për punën e madhe që po e bëjnë ata. Gjatë këtyre dy javëve të masave është stabilizu numri i të infektuarve. Pasi që numri i të shëruarve është më i madh se sa ai i të prekurve. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK, ne e kemi vendosur nën kontrollë pandeminë”, ka thënë Hoti.

“Sugjerimi i Institutit është që masat të mbahen dhe të jetë rigoroz zbatimi i tyre. Nesër në ora 8:30, do të kemi takim, me të gjitha inspektoratet. IKSHPK dhe SHSKUK kanë punuar shumë për të siguruar vaksinën antiCOVID. Po punojmë në disa fronte në këtë”, u shpreh ai.

Hoti e ka falënderuar SHSKUK-në për furnizim me barna. “I kemi ngritur kapacitetet dhe nuk kemi probleme për furnizim me të gjitha barnat”, ka thënë Hot.

Pas

“Budallallëk me brirë”, Anxhela Peristeri reagon pas lajmeve të fitores së saj në “Festivalin e Këngës”

Para

Bëni gati valixhet dhe mbathjani! Ky shtet pranon turistë që nga 10 Dhjetori, nuk ka nevojë për karantinë apo test Covidi

Para
Bëni gati valixhet dhe mbathjani! Ky shtet pranon turistë që nga 10 Dhjetori, nuk ka nevojë për karantinë apo test Covidi

Bëni gati valixhet dhe mbathjani! Ky shtet pranon turistë që nga 10 Dhjetori, nuk ka nevojë për karantinë apo test Covidi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.