Kompania telefonike “PLUS” është mbyllur. Mësohet se Operatori Plus, ka shitur licensat që zotëron për përdorimin e frekuencave në brezat 900, 1800 dhe 2.100 Mhz pasi rezulton se ka falimentuar.
Por çfarë do të ndodhë me abonentët kësaj kompanie?
Përsa i përket abonentëve të kompanisë “Plus” është miratuar marrëveshja me dy operatorëve të telefonisë celulare: Vodafone Albania dhe Telekom Albania, për marrjen me transferim të frekuencave që përdoren aktualisht nga operatori tjetër, Plus Communication.
Statistikat e AKEP-it, bëjnë të ditur se operatori Plus ka 208 mijë përdorues aktivë, ku secili prej tyre do të ketë të drejtë të zgjedhë operatorin ku dëshiron që ta bartë numrin, pas mbylljes së kompanisë.
Aksionerët kryesorë të Plus janë Union Group, Alba Trade, Vjollca Hoxha, etj. (J.V/Faxweb)