01:47 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyllet marrëveshja e detit me Greqinë, ja çfarë i kërkoi Rama Metës

22:29 | 13/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllet marrëveshja e detit me Greqinë, ja çfarë i kërkoi Rama Metës

Zbulohen detaje të reja nga takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit. Biseda e të mërkurës pasdite zgjati rreth 30 minuta dhe në fokus të saj ka qenë marrëveshja me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Burime të lapsi.al thanë se tashmë janë përmbyllur negociatat mes dy vendeve. Kanë mjaftuar vetëm 2 takime të grupit negociator, njëri në Tiranë dhe tjetri në Athinë për të finalizuar këtë marrëveshje. Sipas të njëjtave burime kjo ka qenë arsyeja pse Rama kërkoi një takim me Metën.

Kreu i qeverisë e ka njohur me rezultatet e marrëveshjes dhe më pas i ka kërkuar plotfuqinë për ta nënshkruar marrëveshjen. Në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti i Republikës jep fillimisht autorizimin për nisjen e negociatave dhe për grupin negociator dhe më pas firmos plotfuqishmërinë për nënshkrimin e draftit.

Nuk dihet qëndrimi që ka mbajtur Meta në këtë takim, por besohet se ai do të kërkojë kohë përpara se të marrë një vendim. Të njëjtën praktikë ndoqi edhe në dhënien e autorizimit të nisjes së negociatave duke kërkuar disa herë informacione shtesë për çështjen.

Mediat greke shkruan para pak ditësh se marrëveshja do të finalizohet brenda muajit korrik dhe ajo do të firmoset në Athinë./Lapsi.al

 

 

Etiketa: greqianergociatatrama meta
Pas

“Duan të na fshijnë kujtesën”, Arben Derhemi mesazh qytetarëve të Tiranës: Ejani të mbrojmë Teatrin

Para

Pronari ndërhyn ‘live’ dhe thotë se po ndërton resort turistik, Klosi : Do gjobitesh, nesër…

Para
Pronari ndërhyn ‘live’ dhe thotë se po ndërton resort turistik, Klosi : Do gjobitesh, nesër…

Pronari ndërhyn ‘live’ dhe thotë se po ndërton resort turistik, Klosi : Do gjobitesh, nesër…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.