Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai grek Alexis Cipas do të takohen para samitit të BE më 28-29 qershor, shkruajnë mediat greke.
Kjo pasi ministri i Jashtem i Shqiperisë, Ditmir Bushati dhe ai grek, Nikos Kotzias kanë mbyllur në Rodos marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqisë, aq shume të diskutuar prej kohësh.
Duhet të theksohet se marrëveshja që pritet të nënshkruhet përjashton çështjen Çame.
Sipas asaj që shkruhet në mediat greke marrëveshja do të ishte mbyllur me kohë nëse nuk do të ishte pengesa nga presidenti Meta, por sipas Ramës tashmë kjo është kaluar.
(B.H/Faxweb)