Ndryshe nga sa u njoftua në fillim të mbledhjes kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm sot në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.
Në takimin ku ishin të pranishëm ministrant e qeverisë, kreu i Kuvendit Ruçi dhe Taulant Balla u fol në lidhje me koordinimin e punës së komisioneve parlamentare.
Mbledhja në mungesë të Ramës u drejtua dhe koordinua nga Taulant Balla. Po ashtu mësohet se një nga vendimet më të rëndësishme që u morr është miratimi gjatë seancës së të enjtes i Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Kjo ka qenë dhe një nga shqetësimet më të mëdha të opozitës në këto ditët e fundit, pasi edhe sipas asaj që ka konfirmuar kreu i PD-së Basha, pa zgjedhje nuk mund të ketë liri.
Ajo që mbetet mister është fakti pse Rama nuk ishte i pranishëm në takim, pasi zyrtarisht nuk dihet të jetë në ndonjë takim jashtë vendit.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post