Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka përfunduar mes debateve.
Pas rreth 3 orë mbledhje me debate, replika dhe polemika, komisioni nuk arriti të votojë dërgimin e kërkesave për informacion drejtuar institucioneve.
Anëtarët e mazhorancës propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës.
Mbledhja e radhës e komisionit hetimor do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.
Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit.
Plani hetimor i PS per Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga ana e opozitës së vendit. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009. PS deklaron se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish- drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.
Është publikuar draft plani hetimor i komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi i Partisë Socialiste.
Hetimi do të shtrihet nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Finacave, e deri tek Kuvendi i Shqipërisë.
Hetimi do të shtrihet në veprimtarinë dhe dokumentacionin e subjekteve si më poshtë:
– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
– FSDKSH
– Ministria e Financave
– Spitalet ku zbatohet kontrata koncesionare
– Kuvendi i Shqipërisë (në lidhje ndryshimet ligjore ndër vite, miratimin e programeve
të qeverisë, etj)
– APP (në lidhje me miratimin e akteve nënligjore)
– KLSH (raportet relevante të auditimit)
– Avokati i Shtetit (dhënie mendimi mbi draft kontratat dhe amendimet e tyre)
Hetimi do të shtrihet përgjatë periudhës kohore 2009 – 2014 që konsiderohet si periudha para
fillimit të procedurës koncesionare, përgjatë periudhës kohore 2014 – 2015 që do të
konsiderohet si periudha e zhvillimit dhe finalizimit të procedurës së dhënies me koncesion,
dhe përgjatë periudhës kohore 2015 – 2023 që do të konsiderohet si periudha e zbatimit të
kontratës koncesionare.