Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku njoftoi në Twitter se llogaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë rrjet social është mbyllur përkohësisht.
Çitaku, përmes një reagimi, iu drejtua Twitterit duke shprehur habinë pse ata papritmas e mbyllën llogarinë e FSK-së në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt.
“Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shkruajti në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës”, shkroi Çitaku.
Hello @Twitter, you really need to step up your game!
Why is it that all of a sudden you decided to restrict the account of @KSF_Kosova , on the same day that the U.S. @DeptofDefense tweeted about their co-deployment on a peacekeeping mission ? pic.twitter.com/caIGIqgKzb
— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) May 8, 2021