Është mbyllur nata e parë e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH, i cili falë organizatorëve dhe drejtuesit të njohur Adi Krasta, ka dhuruar një spektakël, shkëlqimi i të cilit do të mbahet mend gjatë. Festivali filloi me të madhin Ricardo Cocciante që përcolli për publikun shqiptar hitin e tij “Margarita” e më pas një duet me këngëtaren shqiptare Elhaida Danin.
Festivali ka vazhduar më tej me 11 këngë të përzgjedhura mes shumë krijimesh të autorëve që do të kishin dashur të ishin në ngjarjen më të vjetër dhe të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare.
Surprizues ka qenë momenti kur këngëtari i famshëm italian ka bërë që Krasta të këndojë në skenë një pjesë të këngës ‘’Belle’’, një nga këngët më të fuqishme në botë, pjesë e ‘’Notre Dame de Paris’’.
Ndërkohëe Ricardo Coiccante, para se të këndonte ka realizuar edhe një intervistë të shkurtër me moderatorin Adi Krasta.
Nata e dytë pritet të jetë vazhdimi i spektaklit të natës së parë me këngë të reja, por edhe të ftuar e surpriza të reja. Sikurse lajmëroi drejtuesi Krasta natën e dytë do t’ju kushtohet të rinjve. (B.H/Faxweb)