Është mbyllur procesi i numërimit të votave në të dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Lushnje, për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj. Procesi është zhvilluar pa probleme dhe ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
KZAZ nr. 56 – Qyteti dhe rrethinat e Lushnjes
Rezultatet për subjektet politike në KZAZ 56:
Partia Socialiste (PS): 10,531 vota
Shqipëria Bëhet: 598 vota
Mundësia : 435 vota
PSD: 54 vota
KZAZ nr. 55 – Njësitë administrative të bashkisë Lushnje
Në këtë zonë janë përfshirë njësitë administrative të bashkisë Lushnje. Janë numëruar votat në 92 qendra votimi dhe procesi ka përfunduar rreth orës 06:00 të mëngjesit. Nga 24,890 votues pjesëmarrës, 1,071 vota rezultuan të pavlefshme.
Rezultatet për subjektet politike në KZAZ 55:
Partia Socialiste (PS): 15,847 vota
Partia Demokratike (PD): 5,782 vota
Shqipëria Bëhet: 1,206 vota
Mundësia: 446 vota
Në të dy zonat zgjedhore të Lushnjes, Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj forcave të tjera politike.