09:55 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyllet protesta e opozitës, çfarë ndodhi për rreth 2 orë në gjithë Shqipërinë

20:22 | 02/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Tensionohet protesta, qytetarët hedhin flakadanë dhe djegin goma. Dasho Aliko përplaset me policinë

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, në orën 20:00 është mbyllur protesta e opozitës në 12 pika të ndryshme të vendit në 12 qarqet e Shqipërisë ku qindra protestues bllokuan rrugët në shenjë proteste kundër qeverisë.

Në mbyllje të kësaj proteste nga Elbasani kryedemokrati, Lulzim Basha deklaroi se beteja kundër qeverisë nuk ka mbaruar dhe paralajmëroi se ajo do të ketë pikën kulmore të saj në protestën e 11 Majit (lexo këtu).

Ndërkohë nga Durrësi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se opozita do të provojë çdo formë për të rrëzuar Ramën nga një pushtet që e mban në kundërshtim me vullnetin e popullit të tij. Sipas saj një gjë e tillë është e dukshme qartazi edhe nga përshkallëzimi i protestës ditën e sotme ku nga 5 qarqe zhvillohet në 12 te tilla (lexo këtu).

Protesta e sotme u shoqërua me disa incidente ku më të shpeshta kanë qenë në Fier pasi në dy raste tre ambulanca tentuan të kalojnë përmes protestuesve, por në njërin rast këta të fundit e morën si provokim dhe hapën dyert e saj për të parë nëse kishte të sëmurë brenda (lexo këtu).

Edhe në Gjirokastër ka patur incidente ku kryetari i degës së PD-së Dasho Aliko është përplasur me drejtuesit e policisë të cilët kanë tentuar të largojnë protestuesit nga rruga me pretendimin se protesta ishte e paligjshme (lexo ketu).

Ndërkohë në qarkun e Kukësit në fillim të marshimit të protestuesve ka pasur një përplasje midis tyre dhe policisë ku qytetarët kanë tejkaluar kordonin e forcave të rendit dhe kanë bllokuar për reth dy orë rrugën (lexo këtu).

Në Tiranë protesta është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Qytetarët kanë bllokuar kryqëzimin në sheshin Shqiponja ku kanë djegur barrierat e rrethimit të zonës ku po punohet për vijimin e ndërtimit të segmentit të Unazës së Re, kanë hedhur flakadanë si dhe kanë djegur goma makinash.

Situata është paraqitur përafërsisht e njëjtë edhe në Lezhë në kryqëzimin e Milotit, në Korçë, Berat dhe Shkodër ku qindra qytetarë kanë bllokuar rrugët dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: bllokimi i rrugeveCFARE NDODHI PER 2 ORElulzim bashaMonika KryemadhiPROTESTA EOPOZITE
Pas

(VIDEO) Protesta e opozitës/ Fillojnë arrestimet për protestuesit, të shoqëruar edhe zyrtarë të PD-së në rrethe

Para

Përmbyllet protesta e opozitës në Tiranë, nën dritën e flakadanëve protestuesit marshim drejt “Zogut të Zi” (Foto)

Para
Përmbyllet protesta e opozitës në Tiranë, nën dritën e flakadanëve protestuesit marshim drejt “Zogut të Zi” (Foto)

Përmbyllet protesta e opozitës në Tiranë, nën dritën e flakadanëve protestuesit marshim drejt "Zogut të Zi" (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati! Tarifa të reja mund të vendosen mbi eksportet amerikane

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve

I dënuar me vdekje për vrasje të dyfishtë, ekzekutohet 54-vjeçari në Florida, i teti në këtë shtet për 2025

Tiranë /Finalizohet operacioni “Fokusi”, kapet në flagrancë 31-vjeçari me armë zjarri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.