Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur inspektimet për urat që paraqesin probleme. Gjatë këtyre inspektimeve është konstatuar se ura automobilistike në aksin e kryqëzimit Çermë –Rrogozhinë mbi lumin Shkumbin paraqet rrezikshmëri.
Njoftimi I plotë i ARRSH-së
Ura e vjetër automobilistike ? në aksin e kryqëzimit Cerme-Rrogozhine mbi lumin Shkumbin paraqet probleme konstruktive në themelet e saj, të cilat janë ekspozuar si rezultat i gërryerjeve për shkak të ngushtimit të shtratit të lumit.
??Si rezultat i këtyre problemeve ARRSH vendosi që ura do të mbyllet ⚠️ përkohësisht deri në marrjen e masave për rehabilitimin e themeleve, me qëllim parandalimin e situatave që mund të krijohen nga lëvizshmeria në këtë aks.??
?ARRSH njofton të gjithe qytetarët që është miratuar plani i lëvizjes sw mjeteve në rrugë alternative. ARRSH në bashkëpunim me drejtorinë e hekurudhës do hartojnë projektin për ndërhyrjen në themelet e urës si dhe zgjerimin e shtratit duke pastruar mbetjet e ngurta urbane të hedhura ndër vite.✅