Maqedonia ka mbajtur ditën e sotme referendum për marrëveshjen e emrit me Greqinë.
Ora 19:00 ka shënuar mbylljen e votimeve, ndërkohë që pjesëmarrja në këtë referendum është e ulët.
Ndonëse 1,8 milionë qytetarë kishin të drejtë vote për të pranuar emrin ‘Maqedonia e Veriut’ me Greqinë ne menyre qe t’i hapet rruga anëtarësimit te vendit në NATO dhe BE, ose të refuzojnë marrëveshjen, në votime kanë marrë rreth 35% e qytetarëve.
(B.B/ Faxweb.al)